Për shkak të ngjeshjes së kalendarit të garave sportive dhe në përgjigje të kërkesave të vazhdueshme nga komuniteti i atletëve, ju njoftojmë se Tiranathlon 2025 do të shtyhet për në një datë të re. Pas konsultimeve dhe analizës së kushteve më të përshtatshme për zhvillimin e garës, është vendosur që data e re për Tiranathlon 2025 të jetë: 🗓 21 Shtator 2025 Kjo periudhë është vlerësuar si më e përshtatshme për një event triathloni, si nga aspekti klimatik ashtu edhe nga ngarkesa e garuesve me gara të tjera. Faleminderit për mirëkuptimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme!