Njoftim Zyrtar – Shtyrje e Datës së Tiranathlon 2025

Për shkak të ngjeshjes së kalendarit të garave sportive dhe në përgjigje të kërkesave të vazhdueshme nga komuniteti i atletëve, ju njoftojmë se Tiranathlon 2025 do të shtyhet për në një datë të re. Pas konsultimeve dhe analizës së kushteve më të përshtatshme për zhvillimin e garës, është vendosur që data e re për Tiranathlon 2025 të jetë: 🗓 21 Shtator 2025 Kjo periudhë është vlerësuar si më e përshtatshme për një event triathloni, si nga aspekti klimatik ashtu edhe nga ngarkesa e garuesve me gara të tjera. Faleminderit për mirëkuptimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme!

TIRANATHLON ITINERARI

10:00 – 17:00 Regjistrimi check-in i atletëve dhe biçikletave

Paketa fillestare përfshin:
• Numri i Çipit të Kohës së Triathlon @ BIB
• Bluzë eventi
• Kapelë vrapimi
• Materiali informues i garës
• Materiale promovuese

18:30 Pasta Night tek Metro Hotel Tirana

07:00 – 08:00 Përgatitja në zonën e tranzicionit
07:30 Mbyllen rrugët dhe parkimi pranë vendit të garës 08:15 Shpjegimi i itinerarit të garës dhe rregullat
08:30 Fillon gara (Distanca Sprint)
08:40 Fillon gara (Distanca Olympic)
12:30 Mbyllet gara
12:30 Ceremonia e ndarjes së çmimeve
13:00 – 17:00 Check-out I bicikletave

INFORMACION MBI ITINERARIN E GARËS DHE RREGULLAT

Not distanca Olimpike
• Noti do të zhvillohet në Liqenin e Farkës, Tiranë.
• Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me numrin BIB.
• Pjesëmarrësit duhet të sjellin syzet e tyre të notit dhe veshjen e tyre (siç konsiderohet e nevojshme nga secili
pjesëmarrës).
• Lopatat, dorezat ose mjete të tjera ndihmëse për notim
nuk lejohen.
• Not – 1500m, kursi i notit – 1 xhiro.
• Noti do të fillojë në Parkun Helen (noti është në drejtim
të akrepave të orës).
• Notoni drejt dhe mbajini të gjitha bovat/shiritin e korsisë
në anën tuaj të djathtë.
• Notimi pas njëri- tjetrit lejohet.
• Gjatë notit do të ketë varka të vogla që do të survejojnë
garuesit.

Not distanca Sprint - 750m

• Noti do të zhvillohet në Liqenin e Farkës, Tiranë.
• Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me numrin BIB.
• Pjesëmarrësit duhet të sjellin syzet e tyre të notit dhe veshjen e tyre (siç konsiderohet e nevo- jshme nga secili pjesëmarrës).
• Lopatat, dorezat ose mjete të tjera ndihmëse për notim nuk lejohen.
• Not – 750m, kursi i notit – 1 xhiro.
• Noti do të fillojë në Parkun Helen.
• Notohet 375 metra drejt duke mbajtur
bovat/shiritin e korsisë në anën tuaj të djathtë, bëni një kthesë dhe notoni 375 metra për t’u kthyer pas, me bovat/shiritin e korsisë në anën tuaj të djathtë.
• Notimi pas njëri- tjetrit lejohet.
• Gjatë notit do të ketë varka të vogla që do të survejojnë garuesit.

Tranzicioni 1 (not - biçikletë)

• Kur të keni përfunduar notin, dilni nga kursi i notit, vraponi rreth 50 metra për të shkuar në vendin e tranzicionit.
• NUK lejohet asnjë familjar apo trajner në zonat e tranzicionit – atletët do të ndihmohen vetëm nga vullnetarët.
• Pajisjet e notit (syzet, kapelet, veshja e notit) duhet të vendosen brenda çantës përkatëse që do t’i sigurohet çdo garuesi nga organizatorët. Kjo çantë do të përmba- jë gjithashtu edhe pajisjet e biçikletës (helmetën, xhel energjie etj).
• Mbajtëset për biçikleta janë me numra – ju duhet ta keni vendosur biçikletën tuaj në vendin (numrin) tuaj të caktuar.
• Biçikletat dhe helmetat duhet të sillen nga pjesëmar- rësit dhe të lihen në zonën e tranzicionit para fillimit të garës.
• Është e detyrueshme që garuesit të vendosin helmetën e biçikletës para se të fillojnë pedalimin.
• Pedalimi në zonën e tranzicionit është rreptësisht i ndaluar, pjesëmarrësit duhet të fillojnë pedalimin në hapësirën e përcaktuar pasi të kalojnë zonën e tranzi- cionit.

Pedalimi DISTANCA OLIMPIKE 40km

• Kursi i biçikletës është i mbyllur për trafikun.
• Gjithmonë pedaloni në anën e djathtë të rrugës dhe mos kaloni asnjëherë në drejtim të kundërt.
• Pas daljes nga zona e tranzicionit, ju lejohet të hipni në biçikletë dhe të filloni pedalimin vetëm pasi të keni kaluar vijën përkatëse në rrugë.
• Kursi i biçikletave do të sinjalizohet dhe do të vendosen gardhe dhe blloku rrugor për të drejtuar atletët.
• Ndiqni kursin e biçikletës si më poshtë:
• Shkoni drejt për 400m dhe kthehuni djathtas.
• Pas 600m kthesë e fortë në të majtë (varrezat e fshatit Qep).
• Pas 700m kaloni në drejtim të rrethrrotullimit të Farkës.
• Pas 300m kaloni në të djathtë të rrethrrotullimit në drejtim të autostradës që shkon në qendrën tregtare Teg.
• Rrethrrotullimi Teg – drejt tek „Pallati me Shigjeta“ (URA) dhe kthim në rrethrrotullimin TEG.
• Më pas, ndiqni të njëjtën rrugë për t’u kthyer në Parkun Helen, zona e tranzicionit ku filloi pedalimi.
• Pedalimi në zonën e tranzicionit është rreptësisht i ndaluar, pjesëmarrësit duhet të zbresin nga biçikleta përpara vijës së zonës së tranzicionit.
• Pedalimi njëri pas tjetrit NUK lejohet, distanca ndërmjet 2 çiklistëve duhet të jetë jo më pak se 10 m nga njëri-tjetri. (Penalitet në rast shkeljeje.)
• Biçikletat elektrike NUK lejohen.
• Flamujt e kuq do të ngrihen nga vullnetarët për të sinjalizuar pika të caktuara në rrugë, ku shpejtësia e biçikletës duhet të ngadalësohet.

Pedalimi DISTANCA SPRINT 20 KM

• Kursi i biçikletës është i mbyllur për trafikun.
• Gjithmonë pedaloni në anën e djathtë të rrugës dhe mos kaloni asnjëherë në drejtim të kundërt.
• Pas daljes nga zona e tranzicionit, ju lejohet të hipni në biçikletë dhe të filloni pedalimin vetëm pasi të keni kaluar vijën përkatëse në rrugë.
• Kursi i biçikletave do të sinjalizohet dhe do të vendosen gardhe dhe blloku rrugor për të drejtuar atletët.
• Ndiqni kursin e biçikletës si më poshtë:
• Shkoni drejtë për 400m dhe kthehuni djathtas.
• Pas 600m kthesë të fortë në të majtë (varrezat e fshatit Qep).
• Pas 700m kaloni në drejtim të rrethrrotullimit të Farkës.
• Pas 300m kaloni në të djathtë të rrethrrotullimit në drejtim të autostradës që shkojnë në qendrën tregtare Teg.
• 2 xhiro rrethrrotullimi i Xhamisë Farkë – rrethrrotullimi Teg (shënim: atletët nuk do të hyjnë në rrethrrotullimin TEG, por kthehen pak para tij sipas sinjalizimit nga vullnetarët).
• Më pas, ndiqni të njëjtën rrugë për t’u kthyer në Parkun Helen, zona e tranzicionit kur filloi pedalimi.
• Pedalimi në zonën e tranzicionit është rreptësisht i ndaluar, pjesëmarrësit duhet të zbresin nga biçikleta përpara vijës së zonës së tranzicionit..
• Pedalimi njëri pas tjetrit NUK lejohet, distanca ndërmjet 2 çiklistëve duhet të jetë jo më pak se 10 m nga njëri-tjetri. (Penalitet në rast shkeljeje.)
• Biçikletat elektrike nuk lejohen.
• Flamujt e kuq do të ngrihen nga vullnetarët për të sinjalizuar pika specifike në rrugë, ku shpejtësia e biçikletës duhet të ngadalësohet.


Tranzicioni 2 (biçikletë - vrap)

• Pedalimi në zonën e tranzicionit është rreptësisht i ndaluar, pjesëmarrësit duhet të marrin biçikletën për dore para vijës së zonës së tranzicionit.
• Atletët duhet ta vendosin biçikletën në të njëjtin vend të përcaktuar me numrin e tyre, ku ndodhej përara pedalimit.
• Pajisjet e biçikletës (helmet etj) duhet të vendosen brenda çantës përkatëse që do t’i sigurohet çdo atleti nga organizatorët. Kjo çantë do të përmbajë gjithashtu pajisjet e vrapimit (këpucë, çorape, syze dielli, kapele vrapimi, xhel energjie etj).

VRAPI

DISTANCA OLIMPIKE 10KM - 2 XHIRO,
DISTANCA SPRINT 5KM - 1 XHIRO

• Vrapi do të fillojë pas zonës së tranzicionit / o Vrapimi do të fillojë nga zona e tranzicionit.
• Pas zonës së tranzicionit, kthehuni djathtas dhe vraponi përgjatë liqenit të Farkës.
• Ndiqni shëtitoren deri tek diga e liqenit.
• Vraponi përgjatë digës, kthehuni djathtas dhe vraponi deri në fund të shëtitores ku duhet të ktheheni.
• Më pas, ndiqni të njëjtën rrugë për t’u kthyer në Parkun Helen ku bëni një kthesë tjetër drejt Zonës së Tranzicionit (distanca Olimpike 2 xhiro, distanca Sprint 1 xhiro) ku përfundoni garën.

VENDET E UJIT

Do të ketë 4 pika fizike për ujë dhe ushqime energjike, në zonat më poshtë:
o Zona e Tranzicionit
o Rrethrrotullimi i qendrës tregtare Teg o Pallati me Shigjeta – Ura
o 2.5 km nga fillimi i vrapit

VULLNETARËT

200 vullnetarë do të mbështesin atletët gjatë garës në zonat vijuese.
o Dalja e garuesve nga noti o Zona e tranzicionit
o Përgjatë kursit të biçikletës o Përgjatë kursit të vrapimit

GJYQTARËT E GARËS

Të gjithë garuesit duhet të respektojnë rregullat e garës dhe të ndjekin trajektoren e caktuar, mosres- pektimi i rregullave të garës do të çojë në skualifikim- in e konkurentit nga gjyqtari i garës.

MATËSI ELEKTRONIK I KOHËS SË GARËS ( ÇIP/CHIP)

Koha e garuesve do të matet me matës elektonik
Çip/CHIP. Çipi do të vendoset në këmbën e majtë, tek kyçi i këmbës. Çipi duhet të mbahet nga fillimi i notit deri në vijën e finishit të garës. Çipi duhet t’u kthehet organizatorëve menjëherë pas përfundimit të garës. Rezultatet do të paraqiten në kohë reale gjatë garës dhe do t’u dërgohen me email të gjithë garuesve menjëherë pas garës. Do të ketë regjistrim të kohës së: notit, tranzicion 1, biçikletës, tranzicion 2, vrapimit/për- fundimit.

SIGURIA

Siguria juaj dhe e garuesve, dhe gjithashtu ndihma juaj në rast incidenti të mundshëm, është gjëja më e rëndësishme që ne e vlerësojmë maksimalisht.

SUKSESE NË TIRANATHLON!

Edicioni i 5-të i Triathlonit me distancat olimpike dhe të sprintit zhvillohet më 1 Qershor në liqenin e Farkës, në Tiranë.

Tiranathlon 2025. All Rights Reserved